Edhe raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit ka dështuar. Palët nuk kanë bërë asnjë hap para në negociata, ndërsa mes tyre vijojnë të njëjtat akuza dhe argumenta. Këtë të hënë, Komisioni i Ligjeve miratoi raportin që do t’i depozitohet Kuvendit, pa një kandidaturë.
Kjo do t’i hapë rrugën mazhorancës që të zgjedhë vetë kreun e shtetit duke qenë se konsensusi me opozitën duket i vështirë. 10 maji është data e konsideruar si nisja e procesit të zgjedhjes së presidentit të Republikës ndaj maksimumi brenda gjysmës së dytë të qershorit do të kemi një kre shteti të ri.