KAMËZ- Një makine tip ‘Audi Q7’ e parkuar në Bulevardin ‘Nënë Tereza’, në Kamëz i është vendosur një sasi lëndë plasëse eksplozive. Paraprakisht dyshohet vetëm për dëme materiale, ndërsa veç mjetit të parkuar janë dëmtuar edhe xhamat e jashtë të një dyqani aty pranë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa është dëgjuar në një distancë shumë të largët.
‘Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.’- njofton policia.