TIRANË– Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pak pas mesnate në Kamëz, në rrugën ‘Skënderbej’. Policia njofton se është qëlluar në drejtim të një biznesi agjenci funerale në pronësi të shtetases Emriana Mukës, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Burime bëjnë me dije se Emriana Muka është e divorcuar prej rreth një viti e gjysëm. Ish-bashkëshorti i saj ka hapur përballë një agjenci funerale dhe dyshohet se objektiv ka qenë biznesi i tij, pasi ky i fundit njihet si tip problematik dhe ka para borxh.