Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të udhëtojë në Turqi më 8 qershor së bashku me një delegacion ushtarak.
Lajmin e bëri të ditur Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu duke shpjeguar se gjatë vizitës së Lavrov do të diskutohet nevoja për zhbllokimin e eksporteve të grurit dhe mundësia e krijimit të korridoreve humanitare në Detin e Zi për anijet që transportojnë ushqime. Raportuar nga Agjencia e Lajmeve “Anadolu” .