Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se të gjithë qytetarët mund të udhëtojnë në Itali pa kufizime. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se autoritetet në Itali kanë vendosur, që duke filluar nga data 01 qershor 2022, nuk do të aplikohet kriteri i paraqitjes së ‘green pass’: certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ.
Udhëtimet lejohen për çfarëdo arsye.