TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se urdhrin për vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllain e ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, e ka dhënë Presidenti Ilir Meta. I pranishëm në studion e “Opinion”, Hoxha rihapi dosjen e vitit 2017. Ai tha se zanafilla për këtë konflikt ka para fushtës elektorale në vitin 2017, por vrasja është kryer gjatë saj. Artan Hoxha bëri thirrje që të verifikohen deklarata të tilla që sipas tij mund të ringjallin konflikte të vjetra apo të hapin të reja.
“Nuredin Dumani ka folur shumë më tepër se ajo që kemi parë. Disa pjesë të dëshmive të tjera Nuredin Dumani fillimisht është regjistruar me diktofon dhe pastaj është marrë dëshmia e tij e zbardhur me tekst. Deklarimet e tij, e Henrik Hoxhaj dhe një grupi, ka një grup personash të penduar, duhen verifikuar por dëshmitë e tyre kanë qenë të atij niveli që kanë krijuar problematike edhe brenda prokurorëve të SPAK-ut Nuredin Dumani ka shkuar deri aty sa ka thënë që një nga 3 personat më të fuqishëm sot në vend politikanë ka porositur vrasje për të vrarë vëllain e një deputeti. Vrasja është bërë. Këto jam dëshmi që duhen verifikuar. Unë kam rezerva. Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017 gjatë fushatës elektorale dhe gjatë dëshmisë së tij, e ka zanafillën para fushatës. Konflikti ka nisur gjatë fushatës elektorale në qarkun e Lezhës dhe pas fushatës atje ka ndodhur vrasja e një përfaqësuesi politik sepse ka qenë i zgjedhur, i kësaj mazhorance, ka qenë dhe në këshillin e bashkisë. Është ekzekutuar, është vrasje pa autor dhe sot e kësaj dite. Por sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm dhe kjo vrasje sipas tij, pra është vrarë vëllai i një deputeti të mazhorancës, por ky personi s’është më deputet. Në atë kohë ka qenë kandidat për deputet. Këto janë gjëra që duhen verifikuar, sepse nëse kjo del e vërtetë, kjo është shumë e rëndë. Nuredin Dumani, sipas dëshmisë, thotë që Ilir Meta, sipas tij, ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti në Lezhë. Ai personi vërtetë është vrarë,” tha Hoxha.
Si u vra Aleksandër Ndoka?
Aleksandër Ndoka u vra më 9 dhjetor të vitit 2017. 48 vjeçari është gjetur i vdekur në oret e para të mëngjesit brenda automjetit para banesës ku jetontë në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës. Kanë qenë familjarët që kanë gjetur trupin e pajetë të Aleksandër Ndokës dhe kanë njoftuar policinë. Ndoka ishte anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës nga një parti e vogël. Dy muaj para se të vritej ishte emëruar drejtor i IKMT-së për veriun në qendër të Shkodrës.