“Ukraina po bën një luftë mbrojtëse dhe nuk planifikon të sulmojë infrastrukturën në territorin rus me armë të furnizuara nga SHBA, veçanërisht me raketat “Himars, kjo ishte ajo që deklaroi Mykhailo Podolyak, Këshilltar i presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, në profilin e tij në Twitter.
“Partnerët tanë e dinë se ku po përdoren armët e tyre. Çdo pretendim se ka një qëllim” për t’i përdorur ato për të sulmuar Rusinë “është rezultat i një operacioni psikologjik nga shërbimet speciale ruse,” shtoi ai.