Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zjarrin në ishullin e Sazanit duke thënë se është situatë që ndodh në shumë vende kur ka raste të zjarreve, ndërsa nuk ka asgjë për të thënë për shqiptarët që kërkojnë helikoptera e shkopa magjik dhe gjithmonë bëjnë vetëm llafe.
“Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikoptera me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe…”, shkruan Rama.