Turqia dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje paraprake për të zhbllokuar dërgesat e produkteve bujqësore ukrainase nga një port kyç në Detin e Zi. Raportuar nga Bloomberg, duke shtuar gjithashtu se Kievi mbetet skeptik për marrëveshjen e propozuar, sipas burimeve të vetëdijshme për negociatat.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky lidhur m këtë ccështje tha se as ai dhe as Ministri i Jashtëm Kuleba nuk ishin ftuar në takimin e 8 qershorit në Ankara të Turqisë në të cilin do të diskutohet eksporti i grurit ukrainas përtej Detit të Zi.
“Nuk kam qenë i ftuar dhe deri më sot nuk kam qenë as Ministër i Jashtëm. Për ne është e rëndësishme të eksportojmë grurin, pavarësisht nëse anijet shoqërohen nga flota e një vendi apo të një vendi tjetër. Ne folëm për këtë si me Turqinë ashtu edhe me Britaninë e Madhe. Turqia po përpiqet të identifikojë mënyrën se si të na japë garanci. Unë besoj se është me këtë qëllim që ajo takohet me Rusinë, të marrë garanci nga Moska për sigurinë e anijeve të tyre”, tha Zelensky.