Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, dha dje lajmin e mirë se vaksinat kundër coronavirusit do të fillojnë të mbërrijnë muajin tjetër, nëse ndonjëra miratohet nga rregullatori britanik i ilaçeve.
Sipas medieve britanike, Sekretari i Shëndetësisë tha në një konferencë televizive se Qeveria zyrtarisht i ka kërkuar rregullatorit, MHRA, të marrë në konsideratë licencimin e vaksinës të bërë nga firmat farmaceutike Pfizer dhe BioNTech.
Profesori Jonathan Van-Tam, zëvendës oficer mjekësor për Anglinë, tha sot se Mbretëria e Bashkuar po ‘pret’ autorizimin për të përdorur vaksinën dhe tha se kjo ‘do të ndodhte me shpejtësinë e shkencës’.
Kjo vjen ndërsa Britania konfirmoi edhe 20,252 raste të reja me coronavirus dhe 511 njerëz të tjerë të vdekur në 24 orët e fundit.