Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidenti francez Emanuel Macron diskutuan mbështetjen humanitare dhe ushtarake gjatë një telefonate të enjten, sipas një deklarate nga qeveria franceze, ndërsa trupat vazhdojnë të luftojnë për një qytet kyç lindor.
Zyrtarët lokalë ukrainas thonë se qyteti i Severodonetsk tani kontrollohet kryesisht nga forcat ruse. Më herët në komente të veçanta, Zelensky tha se rajoni “mbetet epiqendra e konfrontimit në Donbas”. Presidenti francez tha se vendi i tij “do të mbetet i mobilizuar për të përmbushur nevojat e Ukrainës, duke përfshirë ndihmën me armët e rënda”.
Macron gjithashtu e pyeti Zelenskin për nevojat e tij “përsa i përket pajisjeve ushtarake, mbështetjes politike, mbështetjes financiare dhe ndihmës humanitare”. Në deklaratën që përshkruan natyrën e telefonatës, thuhet se të dy liderët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt.