Tiranë- Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo feston sot ditëlindjen!
Përmes një mesazhi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, uron Çomon në ditën e saj të lindjes, ndërsa shton se ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës.
“Sot profesoreshë Najada Çomo ka ditëlindjen. Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës. Edhe 100 Prof. Najada!”, shkruan Manastirliu.