Dita e sotme përkon me përfundimin e pelegrinazhit 13 javor në Kishën e Shna Ndout në Laç. Mijëra besimtarë kanë kaluar natën në vendin e shenjtë në përpjekje për të imituar shenjtin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga pelegrinazhi duke uruar që të dëgjohen dëshirat dhe lutjet e pelegrinëve nga Shqipëria dhe diaspora.
“MIRËMËNGJES… dhe me besimin se në këtë ditë të shënuar të mbylljes së pelegrinazhit të përvitshëm të 13 të Martave në Kishën e Shën Ndout, dëshirat dhe lutjet do të dëgjohen për të gjithë pelegrinët nga Shqipëria dhe Diaspora, që pavarësisht besimeve të ndryshme fetare i drejtohen çdo vit këtij vendi të shenjtë me përuljen para Zotit, ju uroj një javë të mbarë“, tha Rama.