Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka përdhunuar një 20-vjeçare në Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit mes së shtunës (11 qershor) dhe të dielës (12 qershor). Të dy me banim më zonën e Pesarese, ata ishin takuar në një klub në Cattolica, Malindi Beach Cafe, në zonën e plazhit.
Një moment, i riu me origjinë shqiptare e bindi 20-vjeçaren të largohej nga klubi, shkruajnë mediet italiane. Ajo pranoi dhe të dy u nisën drejt një parkingu afër lokalit, jo shumë larg shezlongeve dhe çadrave. Në një moment 22-vjeçari e tërhoqi vajzën me forcë në një vend të pandriçuara dhe aty ai abuzoi me të.
I riu u denoncua nga shtetasja italiane dhe u arrestua. Tashmë ai ndodhet në burgun e Riminit, ku në fillim të javës së ardhshme do të mbahet seanca e vlefshmërisë para gjykatësit hetues