Elbasan- Një 29-vjeçar është arrestuar pasi ka goditur dhe kanosur një mjek në krye të detyrës.
Policia ka vënë në pranga të riun me iniciale K. G., pasi ka goditur mjekun e Urgjencës në Spitalin e Elbasanit, 55-vjeçarin Sh. K.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në urgjencën e spitalit Elbasan, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.