Kryeministri italian Mario Draghi, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë mbërritur në Kiev.
Tre liderët evropian udhëtuan gjatë gjithë natës me tren dhe u nisën nga Polonia. Draghi, Macron dhe Scholz do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për të tre ky është udhëtimi i parë në kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i konfliktit.