Deputeti demokrat, Ervin Salianji, bëri deklarata të forta nga foltorja e Kuvendit, teksa kishte thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.
Nga foltorja e Kuvendit, Salianji tha se në pesë vite, nga 2014 deri më 2019, kanë ndodhur 382 vrasje. Mes të tjerash, Salianji përmendi disa nga emrat e njohur të botës së krimit, të cilët janë ekzekutuar në atentate mafioze.
“Vrasje me tritol në mes të Tiranës, e trondit publikon kjo. Fluturon makinën në ajër, duke rrezikuar edhe jetën e të tjerëve. Në periudhën që drejtoni ju policinë, ka 18 raste vendosje tritoli. E kuptoni, që mund të livadhisin si t’iu dojë qejfi atyre. Të përfshirë janë forca të policisë, ose këto që i keni futur si patronazhistë e s’i kapni dot. Ka vdekur njeriu brenda komisariatit, për shkak të pakujdesisë. Një polic vrau kolegun po brenda komisariatit. Janë ngjarje të rënda. Nga 2014 deri më 2019 janë 382 vrasje, po i lë dy-tre vitet e fundit. E kuptoni ku ka shkuar gjendja? Arben Bilali, Alibej, Enver Borici, Xhelal Reci, Armando Dumani, dje vrasja në Shkodër. Tonelata me drogë kalojnë, është bërë rruga autostradë për trafikun e drogës”, u shpreh deputeti.