TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka firmosur urdhrin që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, tashmë të penduar të drejtësisë. Vendimi është firmosur nga 3 prokurorët e dosjes ‘Operacioni Plumbi i artë’, Doloreza Musabelliu, Altin Dumani dhe Behar Dibra, ku paralajmëron se kush shkel këtë vendim, do të burgoset deri në 6 vite burg, siç e parashikon neni 295/a.
“Zbulimi i të dhënave sekrete, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë, sipas ligjeve në fuqi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet”, thuhet në paragrafin e 4, tw nenit 295/a.