Paulin Ratja është emëruar drejtor i ri i Policisë së Burgjeve. Emërimi i drejtorit të ri u bë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Paulin Ratja është drejtues i Lartë, me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe në detyra të tjera të rëndësishme.
Rajta ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë dhe në Drejtësi, si dhe ka një sërë trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, që nga lufta kundër terrorizmit deri në marrëdhëniet me publikun.
Ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj. Kakryer detyra të rëndësishme në Administratën Publike.
Së fundmi Rajta kryente detyrën e Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” Tiranë.