Një anëtar nga juria ka zbuluar së fundmi detaj rreth gjyqit për shpifje mes Johnny Depp dhe Amber Heard
Në një ekskluzivitet të ABC News, një person nga juria prej shtatë personash – i cili ka mbetur anonim – tha gjatë gjykimit gati gjashtë-javor, “shumica e jurisë menduan se ajo ishte më shumë agresive.
“Të qarat, shprehjet e fytyrës që kishte, shikimi i jurisë, të gjithë ne ishim në siklet”, shpjegoi ai, duke iu referuar dëshmisë së Heard. “Ajo do t’i përgjigjej një pyetjeje dhe do të qante dhe dy sekonda më vonë do të bëhej e ftohtë. Disa prej nesh përdornin shprehjen “lot krokodili”.
Sa i përket dëshmisë së Depp, juria duket se e duartrokiti aktorin për mbajtjen e një gjendjeje emocionale “të qëndrueshme” gjatë gjithë kohës. Mirëpo sipas tij, “shumë nga juria për një moment menduan se ajo që po thoshte në fund të ditës ishte më e besueshme. Ai dukej pak më real në kushtet se si ai u përgjigjej pyetjeve.”
Kur diskutoi për ekipet ligjore, ai tha se “mendonte se ekipi i Depp ishte i mprehtë”, ndërsa avokatët e Heard “ndërpriteshin shpesh’.
Padia prej 50 milionë dollarësh e aktorit për shpifje e ngritur kundër Amber, e cila, pas procedurave, përfundoi me një vendim më 1 qershor – rrjedh nga një ese e vitit 2018 që Heard shkroi për Washington Post, në të cilën ajo e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Megjithëse artikulli nuk e përmendi atë me emër, avokatët e tij thanë më parë në dokumentet e gjykatës se shkrimi i saj ishte i gjithë pjesë e një “mashtrimi të përpunuar” të krijuar “për të avancuar karrierën e saj”.