Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike edhe gjatë kësaj jave. Mirëpo, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në ndryshim me ditët që kemi kaluar deri më tani, në fund të kësaj jave parashikohet që vendi ynë të preket nga vala e të nxehtit afrikan dhe temperatura shumë të larta.
Në këtë mënyrë, moti për të gjitha ditët e kësaj jave parashikohet i kthjellët, por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kryesisht në relievet malore në lindje dhe jug.
Këto vranësira, në orët e nxehta të ditës, do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, por në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, por e lehtë, dhe përgjatë bregdetit e zonave luginore deri mesatare.
Temperaturat, si në tabelën më poshtë:Shërbimi Meteorologjik Ushtarak