• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Aplikimet për azil rriten sërish, rreth 1 mijë shqiptarë kërkuan të largohen vetëm në mars, shumica zgjedhin Francën

21/06/2022
in Sociale
0
Aplikimet për azil rriten sërish, rreth 1 mijë shqiptarë kërkuan të largohen vetëm në mars, shumica zgjedhin Francën

Në mars të këtij viti rreth 970 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Në raport me muajin e mëparshëm, kërkesat për aplikim u rritën me 5%, por sërish ato mbeten shumë më të ulëta se në shtator të vitit të kaluar, kur arritën deri në afër 1800, në nivelet e para pandemisë. Për tre muajt e parë të vitit janë regjistruar gjithsej 2900 aplikimeve, pothuajse trefishim në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë.

Franca mbetet shteti kryesor që pret kërkesat më të larta për azil nga shtetasit shqiptarë, për shkak të lehtësive më të mëdha sociale që ofron për ta. Rreth 50% e aplikimeve në total shkojnë në Francë (për janar-mars 2022), e ndjekur nga Gjermania, me 23%. Të dhënat e pjesshme edhe për prillin e majin e këtij viti tregojnë se ka vijuar tendenca rritëse e aplikimeve në Francë, duke arritur në 480 të tilla në maj 2022, niveli më i lartë nga shtatori 2021. Eurostat nuk raporton më statistikat nga Mbretëria e Bashkuar, që prej vitit 2020, por përpara kësaj periudhe të dhënat tregonin se dhe ky shtet ishte i preferuar nga azilantët, me rreth 200-300 aplikime në muaj.

Aplikimet në Europë

Sipas Eurostat, në mars 2022, 73 850 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 115% më shumë krahasuar me marsin 2021 (34 310) dhe 35% më shumë krahasuar me shkurt 2022 (54 565) .

Rritja nga shkurti në mars 2022 mund t’i atribuohet kryesisht aplikantëve ukrainas për herë të parë (nga 2 370 në shkurt në 12 875 në mars; +443%) për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Bazuar në të dhënat e disponueshme, numri më i madh i ukrainasve që përfitonin mbrojtje të përkohshme në BE u regjistrua në Poloni (1 142 375 ukrainas me mbrojtje të përkohshme në fund të majit 2022).

Në mars 2022, ukrainasit ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (12 875 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (7 770), sirianët (7 320), venezuelasit (4 705) dhe kolumbianët (3 565). Me 14 135 aplikantë për herë të parë të regjistruar në mars 2022, Gjermania përbënte 19% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE. Gjermania u pasua nga Spanja (11 130, 15%), Franca (10 240, 14%), Italia (6 035, 8%), Austria (4 295, 6%) dhe Rumania (4 270, 6%). . Këto gjashtë shtete anëtare së bashku përbënin mbi dy të tretat (68%) të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE./Monitor

foto galeri
foto galeri
Tags: albanewsaplikimet per azilFrancashqiptaret largohen
Previous Post

Danimarka e para në BE që jep alarmin për gazin, lëshohet sinjali i nivelit të parë: Situata është shumë serioze

Next Post

Kryeministrja e Finlandës në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para!

28/01/2023
Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

27/01/2023
2558 klasa kolektive në Shqipëri/ 22 mijë nxënës bëjnë mësim të kombinuar

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në shkolla, kemi qëllim ruajtjen e saj

24/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

21/01/2023
Next Post
Kryeministrja e Finlandës në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministrja e Finlandës në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.