Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur me ceremoni zyrtare. E shoqëruar nga Edi Rama, kryeministrja e Finlandës përshëndeti ministrat Niko Peleshi dhe Olta Xhaçka. Më pas u përshëndet kryeministri Edi Rama me delegacionin e Finlandës.
Tahmë ka nisur një takim kokë me kokë me kryeministren Marin, që do të pasohet nga takimi bilateral mes delegacioneve. Në konferencën për shtyp, Rama tha se mbështesin anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Shqipërisë. Ndërsa Sanna Marin u shpreh se mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin në një deklaratë me kreun e qeverisë Edi Rama shprehu mbështetjen e plotë të Finlandës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
‘Shqipëria na ka mbështetur qoftë në teori dhe në praktikë. Është e rëndësishme të deklarojmë fort dhe qartë se jemi të bashkuar se nuk ka vend për logjikën e Rusisë. Suedia dhe Finlanda do të jenë ofrues sigurie. Na duhet të rrisim sanksionet kundër Rusisë. Është jetike që Ballkani Perëndimor të jetë në harmoni, duam të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin e saj në BE. E vlerësojmë rolin tuaj në Këshillin Kombëtar të sigurisë. Nuk ka marrëdhënie më ë thellë midis kombeve se sa të jemi aleatë. Ka shumë potencial edhe kur vjen fjala midis marrëdhënieve midis Finlandës dhe Shqipërisë.’– tha Marin.