Gjatë shtatzënisë, këngëtarja e famshme Rihanna është shfaqur ndryshe, sa i përket modës së rrobave. Në kopertinën ‘American Vogue’, ajo u shfaq me trupore të kuqe prej dantelle dhe doreza.
Për revistën ajo ka treguar arsyen e veshjeve të saj ekstravagante, ku ka theksuar se nuk dëshiron që të fshehë format trupore vetëm për shkak se është shtatzënë.
Në një set fotografik të bërë tre muaj, ajo dha lajmin se do bëhej nënë. Në to ajo u shfaq me një xhaketë të kuqe, me një pallto nga marka “Marc Jacobs” dhe me pantallonat e firmës “Savage X Fenty”. “Në fillim prisja një ndryshim magjik, por në të vërtetë mbetem ky që jam, sepse asnjë nga numrat nuk është refuzuar dhe se trupi im po bën gjëra të pabesueshme tani”, tha këngëtarja.
Rihanna tregoi se ajo dhe partneri i saj nuk po planifikonin për një fëmijë, por gjatë udhëtimeve në pandemi ajo kuptoi se reperi ishte si një familje për të dhe ishte momenti i duhur për një pjesëtar të ri.