Partia Demokratike ka reaguar me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi për akuzat e Taulant Ballës për sulmin ndaj Qendrës Shëndetësore të Fushë-Mbretit në Elbasan.
Por sipas PD-së, Rama vazhdon të luaj politikisht me jetën e shqiptareve. Demokrati theksoi se Rama ka dërguar Ballën për të krijuar një histori të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën.
Gazment Bardhi i bëri thirrje prokurorisë të nisë hetimin për fshehjen e numrit real të vdekjeve nga COVID-19.
“Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve. Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një përgjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia.
Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vëmendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës. Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19.
Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës”, thekson PD.