TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon që Ish-drejtori i policisë dhe Prokurori i Elbasanit duhet të vihen para drejtësisë për ngjarjen e rëndë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021. Përmes një reagimi në bërë në ‘Twitter’, Basha thotë se çdo shqiptar tashmë e kupton se Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave si dhe nënvizon se policia u vu në dispozicion të bandave.
Reagimi i Bashës:
Çdo shqiptar e ka të qartë edhe më shumë sot se si Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave. Vendimi i djeshëm tregon se si policia e shtetit u vu në shërbim të bandave me urdhër të Edi Ramës në masakrën zgjedhore të 25 prillit. Para drejtësisë duhet të vihen urgjentisht edhe ish-drejtori i policisë dhe prokurori i Elbasanit që gënjyen publikisht për të fshehur të vërtetën.
Asnjë ushtar politik i sotëm apo i djeshëm i Suel Çelës nuk mund të manipulojë të vërtetën e kësaj ngjarje, ku policia dhe krimi u bënë bashkë për të blerë vota dhe që fatkeqësisht çoi në viktima.
1/3 Çdo shqiptar e ka të qartë edhe më shumë sot se si Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave. Vendimi i djeshëm tregon se si policia e shtetit u vu në shërbim të bandave me urdhër të Edi Ramës në masakrën zgjedhore të 25 prillit. pic.twitter.com/HNaVcCtzXO
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) June 28, 2022