Duke folur në mbledhjen e kryesisë së PD-së, kryedemokrati, Sali Berisha, tha se qytetarëve shqiptarë po u ngushtohet laku që u ka vendosur Edi Rama me çmimet. Berisha u shpreh se bordet për llogari të qeverisë dhe oligarkëve janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës që rrisin çmimet jashtë çdo llojë llogjike tregu.
“Të dhëna shumë të sakta kanë treguar se vetëm nga TVSH-ja e çmimeve të rritura, qeveria ka përfituar 340 milionë euro më shumë. Dhe jo që nuk ua ka kthyer qytetarëve për lehtësim, të themi gjysmën e tyre, por përkundrazi, ka ulur me 2% ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Kemi një qeveri p[a moral që merr vendime sikur kuy popull nuk ushqehet, nuk vishet, nuk lëviz”, tha Berisha në një konferencë për mediat. Tani është vërsulur mbi biznesin me paketën e re fiskale, për t’i falimentuar masivisht. Pasi u kishte premtuar se deri në vitin 2029 nuk do të ketë shtim në taksa. Kemi të bëjmë me një gjendje dramatike”, tha Berisha.