Presidenti i SHBA, Joe Biden ka uruar Finlandën dhe Suedinë që nënshkruan memorandumin me Turqinë për tu anëtarësuar në NATO. Sipas tij kjo do të forcojë aleancën dhe është mënyra më e mirë për të filluar samitin e NATO-s.
“Urime Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për nënshkrimin e një memorandumi trepalësh – një hap vendimtar drejt NATO-s për Finlandën dhe Suedinë, që do të forcojë Aleancën tonë dhe sigurinë tonë kolektive. Është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar Samitin”, shkroi Biden.