• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Vetoja Bullgare, SHBA vetëofrohet për negociata mes Shkupit e Sofjes: Gati të lehtësojmë gjetjen e një kompromisi

29/06/2022
in Botë
0
Vetoja Bullgare, SHBA vetëofrohet për negociata mes Shkupit e Sofjes: Gati të lehtësojmë gjetjen e një kompromisi

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “të luajnë një rol konstruktiv në lehtësimin e një kompromisi”, mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili do t’i hapte rrugë nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim mes Brukselit dhe Shkupit, e për pasojë dhe me Shqipërinë, e cila ka mbetur peng i këtij ngërçi. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i tha Zërit të Amerikës se “duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi për vendet e rajonit dhe për Evropën më gjerësisht, ne shpresojmë se përpjekjet diplomatike do të vazhdojnë dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë aty ku është e dobishme”. Zëdhënësi thekoi gjithashtu se “ne përshëndesim Francën për përpjekjet e saj për të sjellë një zgjidhje të suksesshme për të filluar sa më shpejt negociatat zyrtare”.

Franca e cila, edhe për pak ditë, mban presidencën e radhës të BE-së, ofroi një propozim kompromisi mes Sofjes dhe Shkupit. Të premten e kaluar parlamenti bullgar dha miratimin e tij për “propozimin francez”, duke lejuar kështu qeverinë që të heqë veton për avancimin e procesit të integrimit europian të Shkupit. Propozimi francez parashikon ndër të tjera përfshirjen në kushtetutë të të drejtave të shtetasve bullgarë në Maqedoninë e Veriut, apo dhe mosnjohjen prej saj të gjuhës maqedonase.

Nga Brukseli, kryeministri Kovaçevksi deklaroi të premten se “propozimi francez, në këtë formë siç është për momentin, është i papranueshëm për mua, për Presidentin e shtetit, për qeverinë, për partnerët e koalicionit dhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”. Ai shtoi më tej se “një propozim që do të duhej të ishte i pranueshëm duhet të garantojë elementë kyç: formulimim e pastër për gjuhën maqedonase në kornizën negociuese dhe mbrojtjen e qartë të identitetit maqedonas. Çështjet historike nuk mund të jenë kriter në kornizën negociuese”. Po ashtu sipas tij “bisedimet midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut duhet të fillojnë para hapjes së procedurës për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjes së bullgarëve, kroatëve dhe malazezësve në Preambulën e Kushtetutës” duke kërkuar “garanci të fuqishme edhe nga Bullgaria edhe nga BE-ja se Bullgaria nuk do të kushtëzojë me kërkesa të reja jashtë asaj që do të arrihet si marrëveshje në kornizën negociuese dhe protokollit dypalësh që ende nuk është arritur me Bullgarinë”.

Sofja dhe Shkupi po vijojnë bisedimet për protokollin dypalësh. Mësohet se Maqedonia e Veriut ka paraqitur dje një propozim të ri. Edhe sot kryeministri Kovaçevski u tha gazetarëve në Shkup se “bisedimet me Bullgarinë fqinje vazhdojnë në nivelin e ekipeve të ekspertëve të Ministrive të jashtme, të të dy vendeve. Në momentin kur të ketë një propozim të pranueshëm nga të dy palët, atëherë ai propozim mund të diskutohet në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Në këtë pikë, nuk ka një propozim të tillë”, tha Kovaçevski.

Ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, bëri të pamundur edhe të premten e kaluar një vendimmarrje të krerëve të shteteve të Bashkimit europian për nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim, mes Brukselit dhe dy vendeve ballkanike. Shtetet e Bashkuara nga ana e tyre, në mënyrë të përsëritur, kanë nxitur Brukselin për të ecur më tej në marrëdhëniet me Tiranën dhe Shkupin. Në komentet e tij për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, nënvizoi se “SHBA-të janë mbështetës të fortë të integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është pikërisht në BE. Procesi i zgjerimit promovon paqen, stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë në të gjithë rajonin”, deklaroi zëdhënësi, duke shtuar se “ne marrim parasysh shumë deklarata të liderëve të BE-së për rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE për të forcuar sigurinë e Evropës, si dhe sigurinë tonë kolektive. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë hedhur themelet dhe tani është koha për t’i çuar ato përpara në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit”, theksoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit./VOA

Tags: kompromis mes bullgarise dhe maqedonise se veriutshbaveto bullgare
Previous Post

NATO synon ndryshimet më të mëdha prej Luftës së Ftohtë

Next Post

Lija e majmunëve, Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Lija e majmunëve, Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim

Lija e majmunëve, Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.