Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë, gazi e benzina nuk ndryshojnë. Nafta do të shitet me 249 lekë/litri nga 255 lekë/litri. Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, pra 83 lekë/litri, ndërsa benzina do të tregtohet me 242 lekë/litri .
“Bordi i Transparencës në datë 29 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 249 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 237 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 242 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 230 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet. (Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtej vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në njoftim.
Ishte Bëhet
Nafta 255 lekë/litri 249 lekë/litri
Benzina 239 lekë/litri 242 lekë/litri
Gazi 83 lekë/litri 83 lekë/litri
Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve:
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës