Jens Stoltenberg thotë se presidenti rus Putin ka “shkatërruar paqen” në Evropë dhe se kjo është kriza më e madhe e sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore – duke përsëritur komentet e mëparshme.
Ai tha se presidenti i Ukrainës Zelensky foli sot me liderët e NATO-s duke e cilwsuar lidershipin dhe guximin e tij si një “frymëzim”.
Stoltenberg tha se shtetet anëtare të NATO-s ranë dakord të forcojnë mbështetjen për Ukrainën duke premtuar një “paketë gjithëpërfshirëse ndihme”. Ai tha gjithashtu se një Ukrainë e fortë e pavarur është “jetike” për stabilitetin në Evropë.