TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në orën 10:00. Në Kuvend pritet të miratohet akti normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit.
Nëpërmjet këtij akti qeveria kompenson ndërtuesit e kontratave publike nga 5-30% për çmimin e rritur të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastike, aluminit, bakrit dhe zinkut.
Por opozita ka kundërshtuar kompensimin e çmimeve. Sipas deputetes demokrate Grida Duma nga ky akt përfitojnë njerëz me rekorde kriminale, ndërsa 8 prej pronarëve të kompanive janë nën hetim.