Për herë të parë, Partia Demokratike do të hapë selinë dhe foltoren për të gjithë shqiptarët, nga sot deri në protestën e 7 korrikut
Në një njoftim për mediat, PD shprehet se “për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë”.
Partia Demokratike ka ftuar të gjithë shqiptarët “që duan të ngrenë zërin, të bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh”.
“Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.
Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.
Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.
Ne vijim të daljeve do të jetë Mario Ceca, i ri nga Kashari i cili sapo ka mbaruar maturën.
Lidhja live per rreth 5 min nga selia e PD-së”, njofton Partia Demokratike.