Arsye si ndryshimi i kufijve, lufta dhe pavarësia, ndarja e vendeve, politika, qëllime marketingu etj., kanë bërë që shumë shtete të ndryshojnë emrat.
Turkey në Türkiye (Turqi)
Qeveria e Presidentit Recep Tayyip Erdogan vendosi të ndryshojë zyrtarisht emrin e vendit, duke hequr dorë nga versioni i vjetër në anglisht (Turkey) i cili shpesh ngatërrohet me gjelin e detit. Türkiye shqiptohet /turkije/.
Holland në The Netherlands (Holanda)
Që nga viti 2020, udhëheqësit e biznesit, bordi i turizmit dhe qeveria qendrore i referohen vendit si The Netherlands. Ndryshimi i emrit mendohet se kishte të bënte me synimin për t’u larguar nga krahasimi i Holandës me përdorimin e drogës dhe prostitucionin ligjor, faktor të fuqishëm tërheqës për të huajt në kryeqytetin holandez Amsterdam, i cili ndodhet në provincën e Holandës së Veriut.
Maqedonia në Maqedonia e Veriut
Në vitin 2019, Republika e Maqedonisë u bë zyrtarisht Republika e Maqedonisë së Veriut. Në ndryshim nga disa ndryshime të emrave të vendeve të tjera, motivi, në këtë rast, ishte politik. Maqedonia e Veriut u përpoq të përmirësonte marrëdhëniet me Greqinë, me synim anëtarësimin në NATO dhe BE. Greqia kishte kontestuar prej kohësh përdorimin e emrit Maqedoni për shtetin fqinj, pasi ky është edhe emri i një rajoni gjeografik në Greqi. Maqedonia ishte gjithashtu një mbretëri e lashtë greke.
Republika Çeke në Çeki
Në vitin 2016, qeveria çeke ndryshoi zyrtarisht emrin në Çeki, së bashku me një rekomandim për të promovuar këtë version të shkurtër në kontekste ndërkombëtare. Edhe pse BE-ja, OKB-ja dhe disa kompani të mëdha i referohen si Çekia, emri nuk është mjaft i përhapur ndërkombëtarisht. Ndoshta një arsye është se Çekia mund të ngatërrohet shumë lehtë me Çeçeninë, një republikë ruse në Kaukaz.
Ceylon në Sri Lanka
Megjithëse ndryshimi zyrtar i emrit u bë në vitin 1972 kur u bë e pavarur nga sundimi britanik, vetëm në vitin 2011 Sri Lanka fshiu zyrtarisht emrin e vjetër kolonial Ceylon.
Persia në Iran
Persia ishte emri zyrtar i Iranit në botën perëndimore para marsit 1935. Në vitin 1935, qeveria iraniane u kërkoi vendeve me të cilat kishte marrëdhënie diplomatike, ta quanin Persinë “Iran”, që është emri i vendit në persisht.
Siam në Tajlandë
Tajlanda është një nga vendet e pakta të Azisë Juglindore që nuk është kolonizuar kurrë nga britanikët apo francezët. Për shekuj me radhë, rajoni drejtohej nga një mbret dhe njihej si Siam. Në vitin 1939, ndryshoi emrin pasi u bë monarki kushtetuese. Në gjuhën lokale shqiptohet si Prathet Thai, që do të thotë “vendi i njerëzve të lirë”.
Kampuchea Demokratike në Kamboxhia
Kamboxhia e ka ndryshuar emrin disa herë. Ndërmjet viteve 1953 dhe 1970, vendi ka vendosur Mbretërinë e Kamboxhias dhe më pas Republikën Kmere deri në vitin 1975. Nën sundimin komunist nga 1975 deri në 1979, ajo quhej Kampuchea Demokratike. Nën autoritetin e OKB-së nga viti 1989 në 1993, u bë Shteti i Kamboxhias. Pas rivendosjes së monarkisë në 1993, ajo u riemërua Mbretëria e Kamboxhias.
Burma në Mianmar
E quajtur fillimisht Burma, junta ushtarake në pushtet ndryshoi emrin në Mianmar në 1989, një vit pasi mijëra njerëz u vranë në shtypjen e një kryengritjeje popullore.
Shteti i Lirë Irlandez në Irlandë
Në vitin 1937, Shteti i Lirë Irlandez ndryshoi në Irlandë për të hequr të gjitha lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar.
Svaziland në Eswatini
Eswatini është një përkthim i Swaziland në gjuhën lokale. Ka kuptimin e “tokës së Swazis”.
Rodezia në Zimbabve
Rodezia ishte një emër kolonial. Midis 1953 dhe 1963, Rodezia Jugore u bashkua me Rodezinë Veriore. Vendi arriti njohjen ndërkombëtare pas pavarësisë së tij në prill 1980 si Republika e Zimbabvesë dhe u riemërua Zimbabve.