Presidentja e Komisionit Evropian Von Der Leyen ka telefonuar sot Kryemininistrin e Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski. Ajo thotë se Maqedonia e Veriut është në prag të një marrëveshje me Bullgarinë.
“Lajme të mirëseardhura që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet. Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane”, ka shkruar Von Der Leyen.