Turqia do të kundërshtojë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Atlantike nëse vendet skandinave nuk respektojnë marrëveshjen e nënshkruar me Ankaranë në samitin e NATO-s në Madrid.
“Ata duhet t’i përmbahen dokumentit, nëse nuk e bëjnë, ne nuk do t’i pranojmë në NATO”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu”, raporton Anadolu.
Javën e kaluar, Ankaraja mbështeti kandidaturën e Helsinkit dhe Stokholmit për Aleancën Atlantike në bazë të një memorandumi mirëkuptimi që u bën thirrje vendeve skandinave të distancohen nga grupet e konsideruara terroriste nga Turqia dhe ekstradimi i militantëve të dyshuar.