Rriten sërish çmimet e karburanteve në vend. Bordi i Transparencës në datë 5 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi se nafta do të shitet jo më shumë se 252 lekë/litri dhe benzina jo më shumë se 241 lekë/litri. Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar.
Nga 1 korriku deri sot çmimi i naftës ishte 243 lekë/litri, i benzinës 235 lekë/litri dhe i gazit 81 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 241 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër.