Shqipëria bashkë më Hollandën po përgatisin një propozim të tyrin se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale eurpiane ideja e Presidentit të Francës për Komunitetin e Ri Politik Europian. Kështu bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar disa pamje gjatë takimit me kryeministrin e Holandës Mark Rutte, ku thotë se ky është një lajm i jashtëzakonshëm për moralin dhe perspektivën e Shqipërisë.
‘Kjo është një ide e re për të gjeneruar një energji dhe fuqi të re europiane, pa e zëvendësuar dhe as anashkaluar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.’- tha kreu i qeverisë.
Popozimi shqiptaro-hollandez mori jetë gjatë vizitës s ëtij në Hagë, ku kryeministri Mark Rutte i kërkoi të hidhnin në letër një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik europian.
‘Ndërsa ideja e propozimit shqiptaro-hollandez mori jetë pikërisht gjatë vizitës në Hagë, ku duke vlerësuar lart punën dhe arritjet e Shqipërisë, po edhe duke çmuar kontributin tonë kritik në tryezën e Këshillit Europian, kryeministri Mark Rutte më kërkoi të hidhnim në letër, bashkarisht, si dy vende mike, njëri në rrënjët e BE-së, tjetri ende jo në BE, një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik europian. Ky është një moment i paimagjinueshëm deri pak vite më parë i Shqipërisë në arenën politike ndërkombëtare dhe më gjerë si edhe një shprehje prekëse për Shqipërinë e për shqiptarët.’- shprehet Rama.
Kryeministri Rama premton se do të punojnë se bashkëu me kryeministrin Rutte, për të nxitur një debat konstruktiv e produktiv për Europën e të gjithë europianëve, në Samitin e Madh për këtë temë, në Pragë tetorin e ardhshëm.
‘Do të punojmë me kryeministrin Rutte dhe skuadrat tona për të nxitur një debat konstruktiv e produktiv për Europën e të gjithë europianëve, në Samitin e Madh për këtë temë, në Pragë tetorin e ardhshëm, ku do të paraqesim edhe propozimin tonë.’- tha Rama.