TIRANË- Projekt-rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë është miratuar ditën e sotme në Kuvend. Me 113 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët kanë miratuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.
“Projekt rezolutë për Srebrenicën. 113 deputetë morën pjesë. 113 vota pro”, tha Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.
Ndërkohë që 4 amendamentet e propozuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Tritan Shehu për këtë projekt-rezolutë janë hedhur poshtë nga Kuvendi.