Gazi dhe energjia bërthamore tani konsiderohen burime energjetike të qëndrueshme. Parlamenti Evropian hodhi poshtë të mërkurën përjashtimin e këtyre burimeve nga investimet e gjelbra.
Me pak fjalë, bërthamoret dhe gazi do të përfitojnë nga investimet e BE-së në luftën kundër ndryshimeve të klimës.
Për euro-deputetët e gjelbër, ky votim vë në dyshim zotimin e BE-së për të luftuar ndryshimet e klimës.
“Kjo është një katastrofë për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane. Nëse doni të humbisni besueshmërinë, kjo është ajo çka duhet të bëni”, tha Philippe Lamberts, eurodeputet belg.
Votimi pritej të ishte i ngushtë pasi grupet politike ishin të ndara nga interesat kombëtare. Por në fund rezultati ishte i qartë.
Shumica prej 328 ligjvënësish, kundër 278, nuk u kundërshtuan për vlerësimin e gazit dhe bërthamoreve si energji kalimtare.
Për mbështetësit e propozimeve të janarit të Komisionit Evropian, ky është një hap i nevojshëm.
“Votimi reflekton nevojën. Bëhet fjalë për gazin që zëvendëson qymyrin vetëm kur përdoret teknologjia më e mirë. sa i takon energjisë bërthamore, ajo është e rrezikshme, por është e dekarbonizuar. Prandaj duhet përdorur në luftën kundër ndryshimeve të klimës”, u shpreh Pascal Canfin, eurodeputet, Ripërtëritja e Evropës.
Ky propozim, i njohur si “taksonomia”, do të lejojë klasifikimin e investimeve si të qëndrueshme apo jo. Për këtë arsye, energjia nga gazi dhe ajo bërthamore do konsiderohen si burime të energjisë tradicionale, pasi kanë emetime të ulëta CO2-shi.
Nëse Këshilli, instituti që përfaqëson shtetet anëtare, nuk e kundërshton këtë klasifikim, atëherë “taksonomia” do të hyjë në fuqi në 2023-shin.