Kryeministri Rama, teksa ka shprehur ngushëllimet për Japoninë, e konsideron vrasjen e ish-kryeministrit Japonez Abe si një ngjarje që tregon edhe një herë se sa më shumë tronditet themelet e demokracisë aq më shumë politikanët shihen si armiq.
“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar”, ka shkruar Rama në Twitter.