Pandemia e koronavirusit nuk ka mbaruar dhe duket se deri në shtator mund të zbulohen variante të reja të COVID.
“Nuk ka dyshim se pandemia nuk ka mbaruar dhe nuk ka kohë për vetëkënaqësi”, kështu është shprehur drejtori i Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Andrea Amon, gjatë fjalës së tij në Komisionin special të Parlamentit Europian për koronavirusin.
Ai gjithashtu u shpreh se ka ende shumë qytetarë të cilët duhet të ndiqen nga mjekët.
“Edhe qëllimi i të gjitha përpjekjeve të vaksinimit është parandalimi i sëmundjeve të rënda dhe vdekjes , dhe ajo që kemi parë deri tani është se vaksinat aktuale janë ende efektive kundër sëmundjeve të rënda,” tha ai.