Christian Dior SE, e njohur gjerësisht si Dior, është një ndër markat franceze të modës luksoze, nga shtëpia e biznesmenit francez Bernard Arnault, i cili gjithashtu drejton LVMH, grupin më të madh të luksit në botë. Marka e famshme ka një rivalitet të gjatë me shtëpinë luksoze italiane Valentino dhe duket se konflikti do të përkeqësohet.
Dior ka paditur rivalin e vet ‘Valentino’ për 100 mijë dollarë për ndërprerjen e biznesit, duke organizuar një show në shkallët e famshme spanjolle.
Konflikti doli në dritë kur javën e kaluar, Valentino organizoi show-n për koleksionin vjeshtë-dimër 2022, nga drejtori kreativ Pierpaolo Piccioli, në Romë, në vendin që njihet si ‘Spanish Steps’. Eventi u ndoq nga shumë njerëz të famshëm dhe adhurues të modës.
Dior, ndërkohë, ka akuzuar markën për mbajtjen e një eventi që i ka ndaluar klientët të vizitonin dyqanin e ‘Dior’, në Romë. Sipas Dior, zyrtarët e Valentino-s kishin “garantuar trafikun e këmbësorëve”, por ditën e shfaqjes nuk kishte trafik këmbësorësh apo klientë në .
Sipas mediave ndërkombëtare, janë bërë publike disa ankesa zyrtare nga Dior, që pretendon se biznesi i markës ishte “penguar”, pasi klientët që niseshin për të vizituar dyqanin u bllokuan nga barrierat.