Pas takimit me kryeministrin Edi Rama në selinë e NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg falenderoi Shqipërinë për firmosjen e dekreteve të ligjeve për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë. Ndër të tjera përgëzoi kryeministrin Edi Rama për vizitën në Ukrainë, ku ishte së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
“Shqipëria kontribuon në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Letoni dhe Bullgari. Ju ndihmoni në parandalimin e cdo agresioni kundër vendeve aleate të NATO-s. BP ka rëndësi strategjike për NATO-n. Vlerësojmë angazhimin e Sjhqipërisë për të nxitur stabilitet e bashkëpunim në rajon. Në samitin e NATO-s në Madrid morëm vendime thelbësore për të forcuar aleancën, këtu përfshihet një ndryshim në qëndrimin tonë të parandalimit të mbrojtjes, mbështetje për Ukrainën dhe një konceppt të ri strategjik. Ne ramë dakord që të ftojmë Fnlandën e Suedinë të anëtarësohen në NATO dhe përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit kaq shpejt.
Dera e NATO-s mbetet e hapur dhe përkrahim të drejtën e çdo vendi të zgjedhë rrugëtimin e vet. Mirëpritja e Finlandës dhe Suedisë në aleancë do i bëjë me të sigurta, NATO-n më të fortë botën më të sigurt, kjo është jetike kur përallemi me krizën më të madhe të sigurisë në dekada. NATO qëndron me Ukrainën ndërkohë që mbron veten ndaj luftës me Rusinë. Unë mikpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrianë si dhe vizita e fundit ishte dëshmi solidaritetin. Ju falendeorj edhe njëherë për kontributin”, tha Stoltenberg.