Eurodeputeti gjerman Adis Ahmetoviç, në një konferencë mëngjesin e kësaj të enjteje me gazetarët në Tiranë, foli për krizën ekonomik dhe inflacionin në vend.
Sipas tij , nuk po përballet vetëm Shqipëria me inflacion dhe rritje të çmimeve, por edhe vendet e BE, kjo si pasojë e luftën në Ukrainë. Më tej ai shtoi se Shqipëria ka nevojë më shumë për mbështetje nga BE.
Po ashtu Ahmetoviç tha se i kupton shqetësimin e qytetarëve, ndërsa protestat sipas tij janë të mira për demokracinë.
“Çdo vend europian ka probleme të mëdha për shkak të kësaj situate të re në botë. Jo vetëm Shqipëria ka probleme të mëdha inflacioni, me çmime në rritje të ushqimeve apo energjisë, çdo vend i be i ka këto probleme, dhe ne në Gjermani, kësisoj mund të kuptoj se njerëzit nuk janë të lumtur me këtë situatë. Është në rregull për demokracinë që të ketë protesta. Shqipëria ka nevojë për më shumë mbështetje nga BE, për të përballuar çështje të mëdha, dhe çështjet sociale. Shqipëria vendosi të jetë pjesë e sanksioneve kundër Rusisë pa asnjë kusht, kshu që meriton të marr mbështetjen tonë”, tha ai.