Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ashtu sicc ka ndodhur në seancat e fundit nisi me një ‘protestë’ të deputetit demokrat Tritan Shehu për Rezolutën e Srebrenicës. Këtë herë Shehu tha se nuk ishte dakord me mënyrën se si u numëruan votat për miratimin e kësaj rezolute. Ai kërkoi ripërsëritje të votimit. Një tjetër protestë, këtë herë jashtë sallës së seancave plenare, ishte ajo e shoqërisë civile që kundërshtuan edhe një herë projekti për menaxhimin e Butrintit.
Seanca nisi zyrtarisht me interpelancën e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca kërkuar nga deputeti Erion Braçe. Më pas u prezantuan raportet vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2021, Prokurorit të Përgjithshëm, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, SPAK si dhe KLGJ.
Tani në seancë po diskutohen projektligji për krijimin dhe funksionimin e Parqeve Teknologjike dhe Shkencore si dhe Dekreti i Metës për kthimin e ligjti për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.