Miqtë e huaj të Shqipërisë përshëndesin dhe urojnë shqiptarët për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, e ka konsideruar këtë ditë si tregues i angazhimit të unionit që vendet e Ballkanit perëndimor të jenë pjesë e familjes evropiane. Të njëjtin mesazh ka shpërndarë edhe delegacioni i BE-së në Tiranë.
OSBE në Shqipëri e ka cilësuar ditën e sotme si një kapitull të ri të Shqipërisë i shumëpritur dhe i merituar. CDU-CSU në Gjermani kanë përshëndetur çeljen e negociatave, duke e cilësuar si përparim shpresëdhënës për rrugën drejt BE por paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë lëshim për kriteret.
Një urim të veçantë e kishte edhe ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca. “Shumë të lumtur për të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe miqtë që e shohin Evropën si destinacionin e tyre natyror”, shkroi ndër të tjera ai.