• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Cila është pasaporta më e fuqishme në botë dhe në ç’vend renditet Shqipëria?

23/07/2022
in Kuriozitete
0
Cila është pasaporta më e fuqishme në botë dhe në ç’vend renditet Shqipëria?

Japonia, Singapori dhe Koreja e Jugut kanë pasaportat më të fuqishme ndërsa bota vazhdon të rikuperohet nga Covid-19, duke përmbysur renditjen e para pandemisë që dominohej nga shtetet europiane.

Një pasaportë japoneze ofron hyrje në 193 vende, një më shumë se ato nga Singapori dhe Koreja e Jugut, sipas Indeksit më të fundit të Pasaportave Henley & Partners (Q3 2022), një firmë globale këshilluese për shtetësinë, me qendër në Londër.

Pas tre vendeve aziatike, një numër i madh vendesh europiane kryesojnë top listën 10.

Gjermania dhe Spanja kanë akses në 190 destinacione, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.

Në vend të pestë me 188 destinacione renditen Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e 6-të (187).

Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara renditen në vendin shtatë, krahas Belgjikës, Norvegjisë dhe Zvicrës.

Për shkak të pushtimit të Ukrainës, mbajtësit e pasaportave ruse janë më të shkëputur nga pjesa tjetër e botës më shumë se kurrë më parë.

Indeksi nuk merr parasysh kufizimet e përkohshme ose mbylljet e hapësirës ajrore, kështu që pasaporta ruse aktualisht është në vendin e 50-të në indeks, me akses hyrje në 119 destinacione, por në realitet qytetarët rusë janë efektivisht të ndaluar për të hyrë në shumë prej atyre destinacioneve.

Kina renditet e 67-ta me akses në 80 vende, ndërsa mbajtësit e pasaportave indiane tani kanë liri të ngjashme udhëtimi me atë që gëzonin para pandemisë, thotë raporti, me akses të pakufizuar në 57 destinacione në mbarë botën (krahasuar vetëm 23 destinacione në 2020).

Pasaporta e Afganistanit renditet si më e dobëta, ku mbajtësit e saj mund të udhëtojnë në vetëm 27 vende.

Sidoqoftë, përgjigja më e kujdesshme e Azisë ndaj Covid-19 do të thotë se qytetarët kanë më pak mundësi aktualisht të përdorin liritë e udhëtimit sesa njerëzit në Europë ose Shtetet e Bashkuara.

Kërkesa ndërkombëtare e pasagjerëve për udhëtime ajrore në rajonin e Azi-Paqësorit është ende më pak se një e pesta e niveleve të para-Covid-it, sipas statistikave të fundit nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA). Ndërsa tregjet e udhëtimeve në Europë dhe Amerikën e Veriut janë rikuperuar me rreth 60% të niveleve të tyre të mëparshme.

Shqipëria dhe Rajoni

Sipas indeksit Shqipëria renditet në vendin e 53-të dhe poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 115 shtete.

Maqedonia e Veriut në vendin e 45-të me 125 vende të aksesushme, Mali i Zi në vendin e 46-të me 124 shtete. Kosova në vendin e 104-të me vetëm 41 shtete.

Pasaportat më të mira në korrik 2022 janë:

Japonia (193 destinacione)

Singapori, Koreja e Jugut (192 destinacione)

Gjermania, Spanja (190 destinacione)

Finlanda, Italia, Luksemburgu (189 destinacione)

Austria, Danimarka, Holanda, Suedia (188 destinacione)

Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëria e Bashkuar (187 destinacione)

Belgjikë, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara (186 destinacione)

Australi, Kanada, Republika Çeke, Greqia, Malta (185 destinacione)

Hungaria (183 destinacione)

Lituania, Polonia, Sllovakia (182 destinacione).

Pasaportat më të këqija në korrik 2022

Koreja e Veriut (40 destinacione)

Nepal, territori palestinez (38 destinacione)

Somali (35 destinacione)

Jemeni (34 destinacione)

Pakistan (32 destinacione)

Siri (30 destinacione)

Irak (29 destinacione)

Afganistan (27 destinacione). / CNN/Monitor.al

Tags: pasaporta shqiptarepasaportat ne boteudhetimet neper bote
Previous Post

10 portet më të bukura në Europë, mes tyre edhe një në Shqipëri

Next Post

Çfarë ka thënë nëna e J.Lo-së për Ben Affleck?

Related Posts

11 qytete futuristike që po ndërtohen në mbarë botën nga Japonia në Maldive

11 qytete futuristike që po ndërtohen në mbarë botën nga Japonia në Maldive

08/10/2022
8 fjalë të reja shtohen në fjalorin e Oksfordit. Si t’i përdorni ato

8 fjalë të reja shtohen në fjalorin e Oksfordit. Si t’i përdorni ato

17/09/2022
Çfarë ishte normale në 2002, që tani pas 20 vitesh nuk është më?

Çfarë ishte normale në 2002, që tani pas 20 vitesh nuk është më?

10/09/2022
10 gjëra që i ndodhin trupit tuaj pas moshës 30 vjeç

10 gjëra që i ndodhin trupit tuaj pas moshës 30 vjeç

21/08/2022
Lista e qyteteve më të mira për të jetuar në vitin 2022

Lista e qyteteve më të mira për të jetuar në vitin 2022

13/08/2022
Pse këto 12 shtete ndryshuan emrat?

Pse këto 12 shtete ndryshuan emrat?

02/07/2022
Next Post
Çfarë ka thënë nëna e J.Lo-së për Ben Affleck?

Çfarë ka thënë nëna e J.Lo-së për Ben Affleck?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.