Teksa kabineti qeveritar Rama pësoi ndryshime që në nisje të kësaj të hëne, me shkarkimin e zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj caktimin në vend të tij të Belinda Ballukut, një reagim ka ardhur nga deputeti i PS-së, Erion Braçe. Deputeti socialist ka publikuar një foto në rrjetet sociale të lindjes së diellit dhe ka vendosur si diçiturë “Globi rrotullohet”.
‘Rreth e rreth përqark, globi rrotullohet, ditë më ditë rrotullohet’- shkruan Braçe, ndërsa nuk dihet nëse është një mesazh i fshehur ndaj Arben Ahmetajt, pasi ky i fundit i zuri vendin Braçes.
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka shkarkuar Arben Ahmetajn, nga dy postet e rëndësishme që mbante, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Shtetit për Rindërtimin. Po ashtu, kryeministri ka shkarkuar dhe Zef Mazin si Kryenegociator. Ai do të zëvendësohet nga Majlinda Dhuka, që do të jetë Kryenegociatore dhe Ministre e Shtetit. Rama i argumenton këto ndryshime duke thënë se tani nuk është më në plan të parë Rindërtimi, por negociatat me BE-në, pas çeljes së tyre.