Drejtuesi i Partisë së re të Lirisë, Ilir Meta është pyetur sa i përket shpalljes non grata të Berishës. Ai është shprehur se Berisha nuk ka shkelur ligjet e SHBA-ve ndryshe nga Rama.
‘Mos më pyesni më për Berishën Non Grata sepse këtë përgjigje kam. Këto janë pyetje nga Edi Rama. Për një gjë jam i sigurt se Berisha nuk ka shkelur asnjëherë në ligjet eSHBA-ve, ndryshe nga gruaja e Bilalit i shkeli të gjitha dhe e mbylli me një marrëveshje çështjen e tij. Dhe unë s’kisha ç bëja kur bashkëpunova me PS. Nuk do bashkëpunoj me asnjë pavarësisht Non gratave ne kemi interesin tone, nuk kemi për të bërë lojërat e Ramës.’